Skip to content

Royal G MAX

Këtu do të ndjeheni në shtëpinë tuaj

ROYAL G MAX
HOTEL & SPA

ROYAL G MAX Hotel & Spa ndodhet ne brigjet e bukura te Detit Adriatik, vetëm 15km larg nga qëndra historike e Durrësit.

Hoteli ndodhet vetëm 35 minuta larg nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza dhe 40 minuta nga qëndra e kryeqytetit, Tiranës. Pozicioni i favorshëm e bën atë të përshtatshëm edhe për pushime të shkurtra.

Gjatë qëndrimit tuaj në Royal G MAX Hotel & Spa mund të shijoni diellin dhe detin, mund të provoni ushqimin e mrekullueshëm të shërbyer në restorantin tonë à la carte dhe ndjesinë relaksuese të qendrës sonë Spa.
Eksperienca jonë ndër vite në fushën e ndërtimit na solli në pikën që kuptojmë ku qëndron mirëqenia. Çdo njeri pret me padurim për pushime dhe kur mendon pushim ëndërron për eksperiencën më relaksuese të mundshme, për ne ideja e një hoteli është pikërisht kjo: “t’i dhurojmë njerëzve një eksperiencë të paharrueshme”.
Misioni ynë synon t’i japë çdo klienti ndjesinë e shkëputjes nga rutina dhe monotonia e së përditshmes.

Shtëpia juaj larg shtëpisë. Dorëzohuni natyrës në një nga 50 dhomat tona të pajisura me çdo gjë që ju duhet për t’ju larguar shqetësimeve të përditshmërisë suaj si në udhëtime në grup ashtu edhe me familjen. Familja jonë ka qenë gjithmonë e dedikuar ndaj cilësisë që në vitin 1910 me prodhimin e vajit të ullirit, pas regjimit komunist ne evoluam në një drejtim krejtësisht të ri duke punuar për krijimin e ndërtesave cilësore dhe me standarde të larta për familjet e reja. Gjatë rritjes sonë në vite kemi mësuar rëndësinë e ndryshimit dhe te inovacionit, kjo është edhe arsyeja pse vendosem te hynim ne këtë sfide te re ne fushën e Hotelerisë dhe turizmit.

Oferta Eksluzive

Shijo benefitet dhe përfito i pari nga ofertat dhe promocionet.